FOTO/ Përsëri zjarrëvënie e qëllimshme në Vlorë, pas mesnate “Lexus-i” luksoz shpërthen...

FOTO/ Përsëri zjarrëvënie e qëllimshme në Vlorë, pas mesnate “Lexus-i” luksoz shpërthen në flakë

93
0
Shares

Një tjetër zjarrëvënie e qëllimshme ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në qytetin e Vlorës dhe shënjestra ka qenë sërish një makinë. Sipas policisë makina i përket Spiro Pandos dhe ishte marrë në përdorim nga R.D., i cili e kishte parkuar pranë shtëpisë së tij kur ka shpërthyer në flakë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “ Partizani”, është duke u djegur një mjet. Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY