VIDEO/Samuel Ndoka, me pranga ne varrimin e babait te vrare

VIDEO/Samuel Ndoka, me pranga ne varrimin e babait te vrare

749
0
Shares

I eshte dhënë lamtumira këtë të dielë Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë mijera vetë, që nga banorë të zonës e deri tek të afërm, miq dhe figura të njohura të politikës lokale.

I pranishem ne varrim ka qenë djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, të cilit Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë leje për të marrë pjesë në varrim.

Ai është sjellë nga dy furgonë policie dhe ka qenë gjatë gjithë kohës me pranga në duar dhe nën mbikëqyrjen e efektivëve që e shoqëronin.

Burimet policore thone se ne planet e tyre është marrja në pyetje e familjarëve të viktimës pas mortit. Dëshmia e tyre konsiderohet shumë e rëndësishme për drejtimin që do të marrin hetimet dhe për mundësinë për të rënë në gjurmët e autorëve të ekzekutimit. Në mungesë të gjurmëve në vendin e ngjarjes, hetuesit janë të bindur se bëhet fjalë për vrasës profesionistë dhe me pagesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY