Bardh Spahia:Policia e Shkodres, plan per arrestimin e protestuesve ndaj Rames

Bardh Spahia:Policia e Shkodres, plan per arrestimin e protestuesve ndaj Rames

140
0
Shares

Deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia denoncoi përpjeket e Policisë së Shkodres për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve në protestën e djeshme antiqeveritare.

“I bëj thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut qe ka humbur bashke me Sajmirin dhe drejtuesve te policise te Shkodres, te ndalojne urgjentisht provokime ndaj Shkodres dhe qytetareve te saj.”- tha deputeti Spahiu.

Ai i kerkoi policisë te fokusohet tek lufta kundër krimit, drogës dhe trafiqeve te ndryshme, që fatkeqësisht, ne shume prej rasteve, Bardh Spahia tha se drejtohen dhe kontrollohen pikerisht nga drejtues te larte te policise.

“Do te ishte me mire qe policia te merrej me gjetjen dhe kapjen e atyre oficereve te larte te policise te implikuar direkt ne kultivimin dhe trafikun e droges,por edhe shume te tjereve qe kane lidhje me krimin e organizuar. I bej thirrje drejtuesve te policise Shkoder dhe gjithe struktures se policise, te rrijne larg provokimeve dhe kercenimeve politike.”- ttha Bardh Spahia

“Shpirtin e lire, fjalen e lire te shkodraneve nuk e ka mposhte dot as diktatura me e eger ne bote ajo e baballareve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundet”.- shkruan deputeti Spahia ne Facebook.

Bardh Spahia tha se kercenimet dhe tentativat e policise per te intimiduar protestuesit e djeshem nuk trembin askend. perkundrazi ato do te marrin reagimin e qytetareve shkodrane, te cileve po ju mbaron durimi. “Hiqni dore nga provokimet sepse do te konsiderohen te pa tolerueshme, pasojat mund te jene shume te renda dhe pergjegjesia do jete komplet e juaja.”-ishte thirrja e deputetit Spahia per drejtuesit e Policise se Shkodres!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY