VIDEO/ Rama “dhëmb për dhëmb” me mjekët e dorëhequr të QSUT-së, ja...

VIDEO/ Rama “dhëmb për dhëmb” me mjekët e dorëhequr të QSUT-së, ja kundërpërgjigjia…

310
0
Shares

Vetëm dy ditë më parë Urgjenca e QSUT-së u fut në kolaps, pasi 8 mjekë të saj paraqitën dorëheqjen, me një letër për krerët e shtetit, ku theksonin se problemet janë të mëdha, që nga ambientet skandaloze, mungesa e medikamenteve, pagat e ulëta dhe dyndja e pacientëve. Por, kryeministri Edi Rama duket se ka gjetur një mënyrë tepër ironike për t’iu kundërpërgjigjur dorëheqjes së tyre.

Rama u ka uruar mirëmëngjesin sot qytetarëve duke shpërndarë një video të ndërhyrjes së mjekëve në zonat e prekura nga përmbytjet, si për të treguar se Urgjenca ka me dhjetra mjekë që po punojnë aktualisht në terren me të evakuuarit.

“Me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155372308931523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY