‘Po ricikilon pislliqet’, Rama nuk e ndal ofensivën ndaj komentuesve: Ty të...

‘Po ricikilon pislliqet’, Rama nuk e ndal ofensivën ndaj komentuesve: Ty të rrofshin shqiponjat se mendjen e ke…

104
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e djeshme me anë të një postimi në Facebook se zgjedhja e kryeprokurorit të ri duhet të realizohet si një zgjidhje e përbashkët e të gjitha palëve. Ai preferoi ta konsdieronte një pikënisje për një Pakti Kombëtar për Evropën që duam dhe i “shtriu” dorën Bashës për këtë ide të tij. Por në këtë postim ka pasur qindra reagime nga qytetarët që e ndjekin në Facebook, ku Rama nuk i ka kursyer përgjigjet për shumicën prej tyre.

Një djal i shkruan të ketë kujdes se po riciklon pislliqet, duke i kujtuar se “Prokurori duhet të  zgjidhet nga insitucionet që ngrihen prej Vettingun jo nga PS. “Ju jeni të gjithë të korruptuar”, i thotë më pas ai, por kryeministri i është përgjigjur duke e ironizuar.

Replikat:

Qytetari: Me duket se kerkon te shpetosh pislliqet e Ilirit edhe Berishes!! Leji keto traplliqe. Prokurori te zgjidhet me Vetingun jo nga ju. Ju jeni te gjith te korruptuar. Kush me pak edhe kush me shum. Edhe ti po ben ca levizje qe spo na pelqejne shum!! Ki kujdes se po humb besimin!! Si prsh Ilir Floririn President, Vishon qe kushedi se agjent i kujt ishte!! Me duket po reciklon pislliqet!! KUJDES!!!

Rama: Ty te rrofshin shqiponjat, portretet e Skenderbeut dhe pozat me kostum e me kravate, se mendjen e paske te lehte si pupla e gjelit i dashur Olti! Por une nuk dyshoj qe ti je patriot dhe si patriot te sugjeroj te shkosh ne shkolle e nese ke shkuar te lexosh sa me shume qe ta rendosh peshen e mendimit dhe mos flasesh ne hava duke harruar deri edhe edukaten qe me siguri e ke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY