SKANDAL/ Shpërblimi i heronjve të përmbytjeve, dy byrekë në ditë për të...

SKANDAL/ Shpërblimi i heronjve të përmbytjeve, dy byrekë në ditë për të shpëtuar njerëzit

136
0
Shares

Ushtarët e Forcave të Armatosura të cilët shpëtuan qindra jetë njerëzore në përmbytjet e fundit në vend, janë shpërblyer me nga dy byrekë në ditë.
Faktin e bën publik ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, në një intervistë të dhënë për “Channel One”, ku shton se kjo vlerë është e dietës së përcaktuar me ligj për ta.

Xhemal Gjunkshi

“Nuk mundet që një ushtarak të cilit i jepet 20 mijë lekë të vjetra në muaj, 900 lekë të vjetra në ditë sa dy byrekë, të shkojë të qëndrojë gjithë ditën dhe të presësh rezultate shumë profesionale. Ata, sigurisht e kanë bërë, por në kushte shumë të vështira. Ju lutem, kjo punë nuk duhet të vijojë më në këtë formë” shprehet Gjunkshi.
Gjunkshi thotë se Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria, e cila pas 105 viteve krijim, ka vënë në dispozicion të tyre buxhetin më të ulët ndër vite.
“Buxheti nuk është i mjaftueshëm. Është 0.86% e GDP-së, pasi aty janë shtuar tre shërbime: Shërbimet e sigurimeve shëndetësore, shërbimi i shëndetësisë dhe ai i emergjencave civile. Dhe themi pastaj se buxheti i mbrojtjes është 1.16%, jo, kurrë”, shton ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Sipas Gjunkshit, ky trajtim i pamerituar ndaj ushtarakëve, bëri që edhe katër ushtarë në Londër të dezertonin.
“Pagat e ushtarakëve janë minimale. Janë paga që kanë sakrifica të mëdha, përkushtim të madh, obligim i madh, por benefiti që marrim ne nga ushtarët është i madh megjithëse mbështetja e dhënë ndaj tyre është jo në nivelin që kërkohet”, vijon ai.
Për Gjunkshin, imediate është edhe hetimi i abuzimeve të kryera, sipas tij, në Ministrinë e Mbrojtjes gjatë këtyre viteve.
“Faktet janë shumë tronditëse, për të cilat Prokuroria shqiptare ka të gjitha materialet e nevojshme për të filluar procedura, për ti ndëshkuar shkelësit dhe jo për ti lënë të argëtohen apo gradohen në detyra të tjera të larta shtetërore”, shprehet Gjunkshi.
Më 4 dhjetor të vitit 1912 u krijua Ministria Kombëtare e Luftës, duke shënuar kështu krijimin e Forcave të Armatosura Shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY