Rama nuk merr asnjë garanci por e ka bindjen e vetë se...

Rama nuk merr asnjë garanci por e ka bindjen e vetë se Polonia do mbështesë çeljen negociatave

72
0
Shares

Nga Polonia kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se ky vend do të mbështesë çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Gjatë një konference të përbashkët me kryeministren e Polonisë Beata Szydlo, Rama tha se Polonia është një model zhvillimi dhe transformimi.
“E konsiderojmë Poloninë një model në zhvillimin e saj nga një vend i perandorisë komuniste në një prej vendeve me rrezatim të fortë në BE. I jemi mirënjohës Polonisë për mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen europiane të vendit tonë. Jam i bindur që kryeministrja do të jetë një mbështetëse për çeljen e negociatave me BE në 6 mujorin e parë të 2018”, u shpreh Rama.
Duke u ndalur tek turizmi, Rama tha se numri i turistëve polakë në Shqipëri është në rritje dhe për këtë ai tha se i ka kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompanitë ajrore për një linjë direkte me Tiranën.
“Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për të ndarë me opinionin publik polak, faktin se në janar –tetor të këtij viti në Shqipëri ka pasur 74 % më shumë turistë polakë sesa vitin e shkuar. I kam kërkuar kryeministres që të inkurajojë kompanitë polakë për një linjë direkte e cila do të sillte përfitime”, vijoi Rama.
Nga ana e saj kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, shprehu bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY