‘Një kultivues i rëndomtë droge’, LSI akuza Ramës: Europa ka parë sharlatanë,...

‘Një kultivues i rëndomtë droge’, LSI akuza Ramës: Europa ka parë sharlatanë, ndaj dëgjon me indiferencë pasionin tënd për Rusi e Kinë

143
0
Shares

Deklaratat e presionit, që Edi Rama i përdori ditën e djeshme në fjalën e mbajtur në BE lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor, kanë shokuar opinionin publik dhe kanë sjellë një reagim të ashpër nga LSI. “Kryeministri i inkriminuar bën interesantin dhe injorantin nëpër Europën politike”, shkruan në Facebook kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Ai i ka ndjekur me vëmenjde vizitat e kreut të qeverisë në Europë dhe thekson se “Europa ka parë plot sharlatanë politike ndaj e dëgjon me indiferencë dhe përçmim këtë kultivues të rëndomtë droge”

Lidhur me dashurinë e Ramës për lindjen, Vasili thotë se e përçmon me neveri, pasi kryeministri është një antishqiptar, që i falet kujtdo dhe gjithçkaje vetëm që t’i shpëtojë shtetit ligjor.

“Shqiperia dhe shqiptaret perjetesisht ka qene orientuar vetem drejt perendimit, pra drejt SHBA-ve dhe BE-se. Edhe ata politikane qe kane dashur ta orientojne ndryshe Shqiperine kujtohen me percmim dhe shqiptaret kane imponuar nje vullnet te tille vetem e vetem perendimor. Po keshtu shohin me percmim e neveri kete histerine e kryeministrit, qe SHBA dhe Europes i tregon Rusine,Kinen etj… Kryeministri i paafte dhe antishqiptar, qe drejton vendin nuk e duron dot shtetin ligjor, qe amerikanet dhe europianet duan ne Shqiperi,sepse ky shtet eshte eshte kunder droges,krimit,korrupsionit dhe koncesioneve”, shprehet Vasili.

Në fund, Vasili thekson se Rama do të ikë pasi i ka humbur të gjitha betejat për të ardhmen e Shqipërisë. “Ndersa ky shkollepaku qe medemek i jep mend Europes mijëvjeçare, do qe te beje shtetin e trafikanteve, krimineleve dhe aventurierëve. Është i humbur, do te ike dhe do ta qeshin edhe si mendjehumbur që është”, përfundon me ironi postimin e tij ish-kreu i LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY