FOTO/ Arrestohet në Ankara profesori nga Cërriku dhe bashkëshortja e tij, mister...

FOTO/ Arrestohet në Ankara profesori nga Cërriku dhe bashkëshortja e tij, mister fati i fëmijëve

126
0
Shares

Arrestohet në Ankara profesori 32-vjeçar nga Cërriku. Mariglen Debrova dhe bashkëshortja e tij, janë vënë në pranga para disa ditësh. Por mister mbetet fati i fëmijës.
Lajmi ka tronditur familjarët e tij në Cërrik, të cilët janë të shqetësuar për çiftin dhe fëmijën e tyre. Mariglen Debrova jetonte prej 10 vitesh, së bashku me familjen e tij të re në Ankara.
Burime të besueshme bëjnë me dije së 32-vjeçari po vazhdonte doktoraturën për teologji në qytetin Samsun, pranë Ankarasë në Turqi.
Ai ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi, ku jetonte me familjen e tij prej shumë vitesh.
Të njëjtat burime tregojnë se profesori është arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit, por kjo mbetet për t’u provuar.
Disa muaj më parë, një tjetër profesor nga Cërriku, u ndalua në Malajzi, por më pas u la i lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY