EMRI & FOTO/ SHBA, vritet studenti shqiptar në Filadelfia

EMRI & FOTO/ SHBA, vritet studenti shqiptar në Filadelfia

350
0
Shares

Një student 21-vjeçar nga Shqipëria u ekzekutua me tre plumba në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas te fejuarës dhe mikut të Merols Mukajt, që ishin prezent dhe kanë përgënjeshtruar disa nga mediat amerikane , mësohet 21-vjeçari dhe e fejuara e tij ishin duke ecur, ndërkohe vrasësi i vjen përballë duke e shtyrë pa asnjë arsye. Me pas vrasësi ka nxjerrë pistoletën edhe e ka goditur me 3 plumba.
Mediat amerikane raportojnë se vrasësi ishte me precedent penalë 3 herë. Jo me larg se para 1 muaji ai kishte qenë ne burg për të shtëna me armë në ajër në bllokun ku ai banonte.
Versioni i pare i publikuar nga mediat që i ka dhëne vrasësi policisë sipas të cilit Merolsi po grindej me të fejuarën nuk qëndron, sipas dëshmisë së mikut t ë tij. Sepse edhe gazetat vendase shkruanin që e fejuara e shokuar është hedhur mbi trupin e studentit të vrarë dhe nuk lejonte as policët që ta merrnin atë.

Pstimi i shokut tij me te mire, Enis, në “Facebook”, i cili ishte dhe prezent në ngjarje
“Vëllai im vdiq pasi u vra nga një kriminel me tre plumba. Ai është një nga njerëzit që po ta njihje s’do e harroje kurrë. Olsi gjithnjë përpiqej t’i bënte njerëzit të qeshin. Ai kurrë nuk ankohej për asgjë. Ishte kaq i talentuar, sa kërkonte gjatë gjithë kohës të vetë përmirësohej. Kishim shumë plane së bashku. Është e padrejtë që iku kështu. U prefsh në paqe vëllai im i vogël, miku më i mirë që mund të takoja ndonjëherë. Do të të mbaj gjithnjë në zemër e mëndje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY