Cili është plani i Trump?! – SHBA nis 20 avionë luftarakë në...

Cili është plani i Trump?! – SHBA nis 20 avionë luftarakë në gadishullin korean

61
0
Shares

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 20 avionë luftarakë mbi qiellin koreanojugor, duke filluar stërvitjen ushtarake më të madhen deri më sot, për të cilën Koreja e Veriut deklaroi se po e shtyjnë gadishullin në prag të luftës bërthamore. Lëvizjet e fundit të Shteteve të Bashkuara, vijnë pasi më 28 nëntor, Peniani testoi raketën më të madh bërthamore deri më sot.
Mediat e regjimit të Kim Jong Un, paralajmëruan se stërvitja me mjetet e fuqishmë që nisi sot, është një provokim i rëndë ndaj Koresë së Veriut dhe sipas tyre, SHBA-të po e çojnë gadishullin Korean drejt një lufte bërthamore.
Mediat shtetërore koreanoveriore deklaruan të hënën se lojërat ushtarake që nisën Shtetet e Bashkuara, po e tensionojnë aq shumë situatën saqë lufta mund të shpërthejë çdo moment.
SHBA dërguan ditën e hënë në Korenë e Jugut, më tepër se 20 super avionë luftarakë. Në stërvitjen e pazakontë më të madhen deri më sot, u shtuan rreth 12 mijë ushtarë të marinës amerikane.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se stërvitja e përbashkët me Korenë e Jugut do të forcojë gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY