Kosova në gatishmëri, Thaçi: Mund të dërgojmë FSK-në për ndihmë në Shqipëri

Kosova në gatishmëri, Thaçi: Mund të dërgojmë FSK-në për ndihmë në Shqipëri

94
0
Shares

Përmbytjet kanë krijuar një situatë kritike në vend, teksa gjendja është e rëndë në zonat e Fierit dhe Vlorës, me prurjet e lumenjëve që vazhdojën të shtohen. Pranë Presidentit Ilir Meta është gjendur edhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi që nuk ka nguruar të dërgojë ndihma në drejtim të zonave të prekura nga përmbytjet. Thaçi me anë të rrjetit social, Facebook, ka treguar se në emër të institucioneve të Kosovës, i ka shprehur gatishmërinë presidentit Meta që ta dërgoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile. “Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, shkruan Thaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY