VIDEO/ Rama gjen fajtorin e rradhës për përmbytjet, janë zjarret e verës

VIDEO/ Rama gjen fajtorin e rradhës për përmbytjet, janë zjarret e verës

81
0
Shares

Kryeministri Edi Rama që prej orës 13:00 ndodhet në zonën e Vlorës, ku ka inspektuar nga afër masat që janë ndërmarrë për të përballuar situatën e përmbytjeve, por çuditërish edhe këtë herë ka hezituar të marrë përsipër përgjegjësitë e qeverisë. Teksa ka gjetur shpëtim tek batuta mbi gazetarët e Vlorës, që i quajti balli i kazanit të padurimit, ai bëri fajtor për përmbytjet edhe zjarret që ranë gjatë verës.

“Perfekt nuk ka, por psh ajo që ndodhi lart në zonën lart në Llogara, edhe aluvioni që erdhi poshtë dhe preku një fushë aty të basketbollit, nuk e di cfarë inati kanë me basketbollin janë rezultat i gërryerjeve dhe djegieve që u bënë gjatë verës. Ne kemi filluar që tani të marrim masa për verën e ardhshme, do shtrëngojmë shumë fort edhe legjislacionin dhe nuk do falim askënd që do lozi me këtë pasuri, sepse përfituan nga qeveria teknike vjet”, tha Rama në këtë tentativë të rradhës për të shmangur përgjigjen mbi punën e munguar të qeverisë në terren me kanalet kulluese dhe argjinaturat e lumenjve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY