DOSJA HABILAJ/ Tre ish-policët ende “në drejtim të paditur”, por prokuroria nis...

DOSJA HABILAJ/ Tre ish-policët ende “në drejtim të paditur”, por prokuroria nis hetimet për pasuritë

103
0
Shares
Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) - Moisi Habilaj (ne rreth djathtas)

Krahas hetimit penal për 3 ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupin e Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit, ka nisur edhe një hetim pasuror. Sipas informacioneve që vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se për tre ish-drejtorët e policisë ka nisur një hetim pasuror.
Jaeld Çela, Gjergj Kohilës, ish-Shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Sokol Bodes, ish-shefit të Policisë Kufitare në Dhërmi do tu hetohet pasuria bëjë me dije burimet e “Panorama”.
Në 22 Nëntor për këta të tre doli një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila dyshon për implikim të tyre në trafikun e kanabisit. Dy ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lëshuar urdhër-arresti për ish-zyrtarët e lartë të policisë Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila.
Mbi ta rëndon akuza e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve ata kanë bashkëpunuar me grupin e “Habilajve” të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë trafikuar drejt Italisë 3,5 ton kanabis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY