VIDEO/ ‘Mjegulla’ fundos 5 trafikantë droge, ja emrat e të arrestuarve në...

VIDEO/ ‘Mjegulla’ fundos 5 trafikantë droge, ja emrat e të arrestuarve në Tiranë

116
0
Shares

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 5 persona, si dhe ka sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, në kuadër të operacionit të koduar “Mjegulla”. Arrestimet janë bërë nga oficerët e Hetimit të Narkotikëve në Policinë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale.
Njoftimi i policisë:
Të arrestuar në flagrancë janë: Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.
Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.
Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.
Arian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.
Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.
Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën “Kastriotët” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj. Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMË me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot me targa AA 459 IA, në perdorim nga keta shtetas. Ne Rrugën “Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami të cilët qarkullonin me një automjet “Mercedez Benz” me targa AA 761 KK, për të cilet kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë. Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të pershkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: 4 automjete; 8 telefona celularë. Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi, Afrim Shaba, Arian Kërtusha dhe Pirro Çapi.

 

TiranëFinalizohet operacioni antidrogë i koduar "Mjegulla".Sekuestrohen 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis SativaArrestohen në flagrancë 5 personaNë vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, më datë 01.12.2017, rreth orës 12.45, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”.Si rezulat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:1. K.Xh., 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.2. H. E., 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.3. A. Sh., 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.4. A. K., 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.5. P. Ç., 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 01.12.2017, ora 12:45 në rrugën "Kastriotët" në këto rrethana:Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar shërbim pasi në bazë informacioneve të marra në rruge operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit K. Xh., H. E., dhe A. Sh., në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj. Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetet BMW me targa AA 314 RV, Peugeot me targa AA 911 GY, Peugeot me targa AA 459 IA, në perdorim nga keta shtetas. Ne Rrugën "Kastriotët” pranë vendit të quajtur “pallatet e Verdha” janë neutralizuar dhe prangosur, të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjeteve të tyre dhe ne sediljet e pasme ndodheshin disa thase të zinj të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Në vijim të operacionit janë kapur dhe arrestuar edhe dy shtetas të tjerë konkretisht, A. K., dhe P. Ç., të cilët qarkullonin me një automjet "Mercedez Benz" për të cilet kishte dyshime së bashkëpunonin më autorët e dyshuar të arrestuar në flagrancë. Sasia e bimës së dyshuar si narkotike të pershkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë.Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale:4 automjete 8 telefona celularë Materialet proceduriale do t'i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve K. Xh., H. E., A. Sh., A. K., dhe P. Ç.

Publié par Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sur samedi 2 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY