FOTO GALERI/ Përmbytjet në Durrës, Bylykbashi: Abuzuesi Dako nuk investoi për pastrimin...

FOTO GALERI/ Përmbytjet në Durrës, Bylykbashi: Abuzuesi Dako nuk investoi për pastrimin e kanaleve, hapi rezervuarët e përmbyti fshatrat në shtratin e Erzenit

145
0
Shares

Deputeti demokrat i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi po ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në këtë zonë dhe me anë të një postimi në Facebook, ka dokumentuar me foto situatën në Sukth dhe Katund të Ri. Teksa nënvizon se gjendja është e rëndë, ai akuzon kryebashkiakun Vangjush Dako se ka abuzuar me miliona euro tek fondi i betonizimit të qytetit, duke mos investuar asnjë qindarkë për kanalizimet në zonat që përmbyten thuajs çdo vit.

“Këto foto të përmbytjeve janë në ish-bashkinë e Sukthit dhe në ish-komunen e Katundit të Ri në Bashkinë e Durrësit, në kontrast të dhimbshëm me pemën festive të Dakos mbi gërmadhën e Velierës në Durrës.‎ Janë dy vite rresht që kjo zonë përmbytet. Sigurisht, nëse shpenzon 8 milion euro beton për Velierën në qendër të Durrësit dhe disa miliona euro të tjera për qepje-shkepjen e rrugës së plazhit, betonizimin e sheshit të qytetit edhe me taksat e banorëve të Sukthit apo Katundit te Ri, sigurisht nuk mbetet më asnjë qindarkë për të pastruar kanalet e kullimit me qëllim që reshjet e shiut të mos përmbytin shtëpite, bagëtitë dhe tokat, apo së paku të minimizohen dëmet”, shprehet Bylykbashi.

Deputeti Bylykbashi thekson në statusin e tij në Facebook se banorët me bindje akuzojnë autoritetet edhe për hapjen dhe shkarkimin e rezervuarëve në lumin Erzen, të cilat kanë përmbytur zonat duke shkaktuar dëme në shtëpi, prona, bagëti dhe bazë ushqimore. “Ende pa marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjen e vjetshme, këtyre banorëve u erdhi përmbytja përsëri”, thekson deputeti demokrat, duke shtuar se: “Mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra”!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY