Tallja e qeverisë për pensionistët: Këtë vit kënaquni me këtë shpërblim të...

Tallja e qeverisë për pensionistët: Këtë vit kënaquni me këtë shpërblim të vogël, vitin tjetër…

280
0
Shares

Brenda dhjetorit pensionistët do të marrin 3 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Qeveria ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e paketës së solidaritetit, një term i përmendur nga Rama një vit më parë.
Ndryshe nga dhjetori 2016, kur shpërblimi ishte 6 mijë lekë, këtë vit qeveria do të ndajë nga 3 mijë lekë për 650 mijë pensionistët.
Në përgjigje të amendamenteve të PD, Ahmetaj theksoi se programi i qeverisë parashikon që në vitet e tjera shpërblimi apo paketa e solidaritetit në fundvit të jetë 7 mijë lekë për çdo pensionist. Kjo shifër do të vijë në rritje nga viti në vit.
Partia Demokratike propozoi përmes deputetit Bardh Spahia një amendament, përmes të cilit i kërkonte qeverisë që t’u jepte për shpërblim pensionistëve në fundvit masën e gjysmës së vlerës së pensionit mujor. Ky propozim i PD u rrëzua me 72 vota, ndërkohë që nisma mori vetëm 42 vota pro. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i kërkoi qeverisë të mos japë shpërblime për pensionistët vetëm në vite elektorale. Qeveria rrëzoi edhe propozimin e Tabakut për shtimin e fondit për ish-të përndjekurit politikë.
Propozimi i PD ishte të rritej me 2.5 miliardë lekë buxheti për shtresën e ish-të përndjekurve për vitin 2018. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, theksoi se brenda këtij viti, të gjithë ish-të përndjekurit që janë gjallë do të shlyen përfundimisht, ndërkohë që do të rishihet shpërblimi për familjarët dhe përfituesit indirektë nga pagesat e ish-të përndjekurve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY