Situata i “del duarsh” shtetit në Fushë Krujë, Basha: Më thanë se...

Situata i “del duarsh” shtetit në Fushë Krujë, Basha: Më thanë se ‘fëmijët kanë 24 orë pa bukë’

95
0
Shares

Gjendje e jashtëzkonshme është në Fushë Krujë ku mijëra banesa janë mbuluar nga uji dhe balta, ndërsa si pasojë e përmbytjeve banorët e zonës kanë mbetur edhe pa ushqime. Këtë shqetësim kryesor ata ja kënë shprehur kreut të PD-së Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në mesditë.

Duke parë kushtet në të cilat ndodhen banorët, kreu i opozitës i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe qeverisë që të çojnë ndihma ushqimore në Fushë Krujë.  “Banorët në Hasan dhe 2 lagje të përmbytura në qytet pa bukë. Banorët ankohen tek kreu i PD-së Lulzim Basha se askush nuk u ka dhënë asnjë kilogram miell. ‘Fëmijët janë pa ngrënë prej 24 orësh. Askush nuk ka ardhur të na shohë. Rama ishte 5 minuta mbrëmë në autostradë’, kanë treguar banorët e përmbytur të Fushë Krujës”, thuhet në një njoftim të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY