Berisha shperthen ndaj Rames: Nje mender gangster kryeminister!

Berisha shperthen ndaj Rames: Nje mender gangster kryeminister!

160
0
Shares

Te dashur miq, pasi permbyti me dore njeriu te gjithe zonen e Bashkise se Vores dhe Tiranes, duke hapur portat e rezervuarit te Kasharit dhe mbyllur me palma kanalet anesore te autostrades Tirane – Durres, Edi Rama vendosi te mbuloje krimin e tij te shemtuar me nje trillim te ulet te padenje edhe per nje gangester ordiner.

Ai, ne kulmin e vershimit dhe te rrezikut nga permbytja te qindra e qindra banoreve ne kete zone, i bente thirrje me tellallet e tij kryetarit te bashkise se Vores z.Fiqiri Ismaili dhe kryetarit te bashkise se Kamzes z.Xhelal Meziu te paraqiten ne krye te detyres, nderkohe qe keta dy qeveritare vendore ne krye te detyres, perballeshin me pasojat e rrebeshit dhe permbytjes ne zonat e tyre.

U bej thirrje banoreve te ketyre zonave dhe bizneseve te ngrene menjehere padi penale dhe civile ndaj tij dhe te gjithe atyre qe u bene pjese me natyren ne fatkeqesine e tyre te madhe materiale.

Ketu me poshte keni pergjigjen e z. Fiqiri Ismaili dhene Norieges. sb

“Ismaili-Ramës: Përmbytja në autostradë nga palmat dhe shkarkimit të liqenit Kashar

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, përgënjeshtroi Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ai kishte braktisur qytetarët.

Duke vizituar një nga zonat problematike, tek Liqeni i Marikajt, Ismaili tha se Bashkia e Vorës është në krye të detyrës.
Kryebashkiaku i Vorës tha se bizneset në territorin e saj, përgjatë autostradës, janë përmbytur për dy arsye, për të cilat është përgjegjëse Bashkia e Tiranës.
Arsyeja e parë është shkarkimi pa paralajmërim nga liqeni i Kasharit.
Arsyeja e dytë është bllokimi i kanaleve kulluese nga mbjellja e palmave prej bashkisë së Tiranës.

Mbjellja e palmave kushtoi 600 mijë euro, por dëmi i tyre është i disafishtë. Për zëvendësimin e tyre jo vetëm do të shpenzohen edhe 2.5 milionë euro të tjera, por prej tyre është shkatërruar autostrada Tiranë Durrës, si dhe qindra biznese.

Kryebashkiaku i Vorës tha se është përgjegjësi e pushtetit qëndror mospastrimi kanaleve anash autostradës.
“Bashkia e Vorës është në krye të detyrës dhe po kryen të gjitha funksionet e saj. Nga informacionet që kemi, në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur tek City Park, tek Mercedes-i, tek Qafa e Kasharit, kanë ardhur si arsye e bllokimit të kanaleve që administrohen nga Bashkia e Tiranës. Ato kanale të mos zihen me palma, siç janë zënë aktualisht, por kanalet të jenë të pastruara dhe uji të shkojë në pjesën e vetë. Kemi informacione që edhe Liqeni i Kasharit është hapur nga reshjet e dendura të shiut duke krijuar këtë situatë.”-tha Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.
Bashkia e Vorës ka hartuar një plan të detajuar veprimi për të menaxhuar situatën e krijuar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY