VIDEO/ “Ç’bënte Taulant Balla me kriminelin e Elbasanit në Rumani”, Basha-Ramës: Këtë...

VIDEO/ “Ç’bënte Taulant Balla me kriminelin e Elbasanit në Rumani”, Basha-Ramës: Këtë e ke nën hetim për pastrim parash

147
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë në orën 10:00 ka nisur punimet e seancës plenare, ku do të diskutohet nen për nen ProjektBuxheti për vitin 2018. Në seancë janë ashpërsuar menjëherë tonet, pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akzuuar drejtëpërdrejt kryedemokratin Basha për kontratat e lobimit dhe mbajtjen e fshehtë të tyre, ndërsa ka njoftuar se do të depozitojë edhe një kërkesë për hetim në Prokurori lidhur me këtë çështje. Si kundëpërgjigje, kreu i opozitës ka marrë fjalën dhe ka ironizuar zgjedhjen e Ballës në krye të grupit të PS. Për kreun e PD, Balla është një kukull e Edi Ramës që është graduar në këtë pozicion për të shmangur përgjigjet e shefit të tij për Tahirin, Habilajt, drogën dhe llogaritë of-shore që i ka zbuluar OSBE-ja kryeministrit. “Edi Rama nga të gjithë njerëzit që mund të zgjidhje nga PS dhe nga grupi jot parlamentar për të bërë furtunën e rradhës në gotë, me qëllim që ti ikësh pyetjeve që nuk u jep dot përgjigje. Nga të gjithë që zgjodhe i vure gishtin këtij. Nuk e di, apo nuk do ta dish se ky ka rënë në rrjetin e pastrimit të parëve prej vitesh dhe nuk e shpëton më as imuniteti i deputetit dhe as fjalimet e stisura këtu në këtë stendë. Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç’bënte ky para një muaji, me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani. Kjo është vetëm maja e ajsbergut të zi, në të cilën e ke ulur dhe e rrotullon si piruetë për interesa të caktuara politike”, tha Basha për Ballën duke i drejtuar fjalët e tij kryeministrit Edi Rama. Ai gjithashtu theksoi se Partia Demokratike nuk ka asgjë për të fshehur, sepse ka deklaruar çdo shpenzim në institucionet përkatëse. “Shqiptarët e dinë. Partia Demokratike ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit. Mos prit deri të hënën, çoje sot në Prokurori. Çoja dhe FBI-së tek Ministria e Brendshme ta hetojë. Nuk ka asgjë për të fshehur Partia Demokratike. Është shenjë e dëshpërimit dhe panikut tënd që mbrohesh pas këtij që duhet të ishte në hetim për pastrim parash.

Drejpërdrejt nga Kuvendi.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 30 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY