Motivet e plagosjes së policit, kolegët dyshime për dëshminë e Ermal Bregut

Motivet e plagosjes së policit, kolegët dyshime për dëshminë e Ermal Bregut

139
0
Shares

Policia ka mundur të identifikojë dy autorët e plagosjes së efektivit të komisariatit nr. 1 ne kryeqytet, të cilët i ka shpallur në kërkim.
Policia nuk ka mundur ende të prangosë autorët e ngjarjes së një dite më parë (28 nëntor) në Tiranë ku mbeti i plagosur efektivi i komisariatit nr. 1 Ermal Bregu.
Burime të policisë bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dy persona njëri prej te cilëve autori i plagosjes dhe tjetri që e shoqëronte që akuzohet për moskallëzim krimi.
Ndihmën për identifikimin e tyre e ka dhënë vetë iI plagosuri i cili është marrë në pyetje nga koleget
Mësohet se Bregu ka dëshmuar se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një konflikti banal mes tyre. Sipas tij njëri prej autorëve i kishte thënë pse më sheh dhe nga aty kishte nisur debati që përfundoi me plagosje.
Por dëshmia e tij është marrë me rezerva nga hetuesit të cilët po punojnë për të zbardhur motivin e v2ertet2e t2e ngjarjes. Që prej mbr2emjes së djeshme policia është vënë në kërkim të autorëve, por pavarësisht kontrolleve të shtuara pas ngjarjes dhe ditën e sotme, ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Ndërkohë, kamerat e sigurisë së lokalit kanë fiksuar momentin e të shtënave dhe pamjet filmike janë sekuestruar nga policia në kuadër të hetimeve.
Punonjësi i komisariatit nr. 1 në kryeqytet, Ermal Bregu iu nënshtrua një operacioni në spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të marra në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë m2esohet se Ermal Bregut para dy vitesh i është djegur makina tip “Hummer”, në bllokun e tij të banimit, pranë zonës së ish-Parkut të Autobusëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY