GRAFIKU/ Shqipëria larg të qenit një shtet social, vetëm një në 15...

GRAFIKU/ Shqipëria larg të qenit një shtet social, vetëm një në 15 të papunë përfiton asistencë sociale

81
0
Shares

Shqipëria është larg të qenit një shtet social dhe një shtet i mirëqenies, siç do të donte pjesa dërrmuese e shqiptarëve, dhe këtë gjë e vërtetojnë mjaft mirë edhe shifrat. Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ilo, tregon se situata është alarmante, jo vetëm në terma absolutë por edhe në krahasim me vendet e tjera të botës.
Këto shifra, të ilustruara edhe grafikisht, tregojnë se, në Shqipëri vetëm 6.9% e të papunëve përfitojnë asistencë monetare. Shifra, jo vetëm që është tepër larg 100%, që në vendet më të zhvilluara të botës, dhe kryesisht në Europën veriore janë një standard mëse normal, por e vendos Shqipërinë ndër vendet e fundit në listë në Europë dhe Azinë Qendrore.
Në botë ndërkohë është e 12-ta nga fundi në këtë drejtim. Rezulton se, në Europë më keq se vendi ynë është vetëm Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia. Shifra tregon se, praktikisht, vetëm një në 15 të papunë përfiton asistencë në vendin tonë.
Por ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se, në vitin 2000, kjo normë fiksohej në 10.2%. Kjo do të thotë se, vendi ynë jo vetëm që nuk ka bërë hapa para për t`iu afruar standardeve europiane, por është larguar edhe më tej nga këto standarde.
Gjithsesi, duhet theksuar fakti se, në raportin e ILO-s, të dhënat i referohen atyre të fundit të disponueshme, e që në rastin e Shqipërisë në pjesën dërrmuese i referohen vitit 2015. Scan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY