Gjirokastër, makina del nga rruga, plagosen rëndë tre persona në Libohovë

Gjirokastër, makina del nga rruga, plagosen rëndë tre persona në Libohovë

178
0
Shares
Foto Ilustruese

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti në Libohovë. Ngjarja ndodhi në hyrje të këtij qyteti rreth orës 15:40. Nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se mjeti tip “Benz” me targa AA 290 DR, i drejtuar nga shtetasi L. K., 23 vjeç, ka dalë nga rruga, duke plagosur tre pasagjerë.

Informacion paraprak
Në hyrje të qytetit të Libohovës mjeti tip “Benz” me targa AA 290 DR, i drejtuar nga shtetasi L. K., 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, shtetasit R. K., R. Sh., dhe E. M., banues në Nepravishtë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY