FOTO GALERI/ E rrallë, kirurgët i gjejnë pacientit monedha dhe gozhda “të...

FOTO GALERI/ E rrallë, kirurgët i gjejnë pacientit monedha dhe gozhda “të fshehura” në stomak

332
0
Shares

Një rast i rrallë është dëgjuar në Indi pasi një 35 vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pasi dyshonte se ishte helmuar nga ushqimi, por në të vërtetë ai nuk kishte këtë problem.
I sëmuri Maksud Khan, iu nënshtrua menjëherë operacionit në një spital në Madhya Pradesh të Indisë dhe doktorët i gjetën atij në stomak 263 monedha dhe rreth 100 gozhda dhjetëra brisqe dhe sende të tjera.
Mjekët i hoqën pacientit 7 kilogramë lëndë të huaj nga stomaku.
“Pacienti ka paqëndrueshmëri mendore. Askush tjetër nuk do ta bënte një gjë të tillë.
Ai punonte me një triçikël që transportonte mallra dhe shpesh gëlltiste monedha që i jepeshin nga klientët e tij”, thanë mjekët.
Nuk dihen arsyet se pse 35-vjeçari kishte ngrënë këto monedha, por familjarët thanë se ai vuante nga depresioni, shkruan “Daily Mail”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY