FOTO/ Manjani bëhet nostalgjik, kujton referendumin për Kushtetutën e 1998: Ti rikthehemi...

FOTO/ Manjani bëhet nostalgjik, kujton referendumin për Kushtetutën e 1998: Ti rikthehemi shtetit jo politik

147
0
Shares

Dita e sotme shënon 19 vjetorin e Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua me referendum popullor dhe ajo është kujtuar me nostalgji nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale. “I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!”, shkruan Manjani për këtë Kushtetutë, ndësra shton se sot kemi thjesht një rregullore punësimi të niveleve të larta.
Postimi i plotë në FB:
Gjërat serioze, duhen kujtuar.
Ky është projekti i Kushtetutës së ‘98. I fundit projekt serioz që erdhi nga një proçes serioz!
I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!
I fundit projekt që nuk u miratua me konsensus e as super-konsensus deputetësh, por me Referendum!
I fundit projekt që huartua me mendjen qe na dhanë profesorët e huaj dhe jo me urdhërat e ambasadorëve të huaj!
I fundit projekt që ngriti një shtet jo politik!
Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!
Duhet përsëritur procesi i ‘98-es.
Ti japim vendit Kushtetutë dinjitoze!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY