FOTO & EMRAT/ Itali, vrasja e Petrit Nikollit, autorët shpëtojnë nga burgimi...

FOTO & EMRAT/ Itali, vrasja e Petrit Nikollit, autorët shpëtojnë nga burgimi i përjetshëm

109
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda në Rimini ka dhënë mbrëmjen e sotme dënimet për 3 të akuzuarit për vrasjen e Petrit Nikollit, krim i ndodhur mbrëmjen e 25 Majit në Rivabella (Rimini), para një restoranti.
Edhe pse prokurorja Paola Bonetti kërkoi në pretencën e prokurorisë burgim të përjetshëm për tre, gjykata vendosi:
Lek Preçi, 25 vite burgim;
Edmond Preçi ,(djali i Lek Preçit) 25 vite burgim;
Altin Preçi (djali i vogël i Lek Preçit) 23 vite burgim.
Petrit Nikolli u vra në mes të rrugës me një plumb pistolete në pjesën e pasme të qafës. Pak orë pas krimit, u arrestuan tre shqiptarët, Lek Preçi dhe dy djemtë e tij.
Motivi i krimit ishte një hakmarrje familjare, pasi Nikolli shkoi ti jepte ndihmë mbesës së tij, e cila i kishte kërkuar atij ta merrte në Milano, pasi bashkëshorti, Edmond Preçi e dhunonte.
Një gjest që i kushtoi jetën elektricistit 40-vjeçar, i martuar me një fëmijë, ndërsa bashkëshortja e tij ishte shtatzënë kur Nikolli u vra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY