Drejtuesi i gomones, mjeshtri i njohur i Italisë së Jugut

Drejtuesi i gomones, mjeshtri i njohur i Italisë së Jugut

201
0
Shares

Skuadra e drogës për në Greqi që u kap mbrëmë ishte e përforcuar me disa nga specialistët më të mirë të lëvizjes në det. Drejtuesi i skafit ishte një Italian rreth të gjashtëdhjetave që njihet si një nga ‘pilotët” më të mirë të mjeteve detare, gomone, than je gazetar shqiptar në Athinë.

Edhe një bullgar ishte pjesë e stafit ndërkaq në skaf ishin du shqiptarë njëri nga Vlora që mbeti I plagosur dhe tjetri nga Përmeti.

Të paktën 10 veta janë arrestuar deri tani në Greqi ndër të cilët 6 shqiptarë. I plagosuri po mbahet në spitalin publik të Athinës.

“Top Channel komunikoi me autoritetet. Fillimisht u tentua të mohohej se kishte një të plagosur, por pamjet janë të pakundërshtueshme. Më vonë autoritetet thanë se ishte një i plagosur, por ai nuk kishte marrë plagë plumbi, por është plagosur gjatë kohës që ndiqej motoskafi nga forcat speciale”, deklaroi gazetari i top channel në Athinë, Artur Bibe.

Policia kapi edhe nje gomone tjetër e cila kapërcen cdo fantazi, me 4 motorë dhe gati e pakapshme.

Superaksioni I policisë greke zgjati 48 orë. Gomonia, të paktën 12 metra e gjatë, me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secili, u kap në thellësi të ujërave greke, e zbuluar në fakt që kur iu afrua Korfuzit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY