VIDEO/ Tiranë, vidhet brenda 2 minutash dyqani i celularëve

VIDEO/ Tiranë, vidhet brenda 2 minutash dyqani i celularëve

216
0
Shares

Këto janë pamjet e momentit kur një grup hajdutësh thyejnë një dyqan kompjuterësh e telefonash në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi duke u gdhirë dita e martë me 21 Nëntor, ndërsa e gjithë grabitja ka ndodhur 1 minutë e 46 sekonda. Kompanisë private të sigurisë i duheshin së paku 5 minuta të mbërrinte në vendin e ngjarjes.
Autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut, ku edhe ndodhen telefonat celularë. Madje ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim.
Të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë, si dhe me një çantë për të futur sendet, keqbërësit mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë.
Kjo është një nga fotot e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku një prej autorëve përpiqet që të shohë nëse kamerat sigurisë arrijnë ata dallojnë.
Autorët më pas u larguan me një automjet tip Ford “Escort”.
Pronari denoncoi vjedhjen e 60 telefonave dhe disa tabletave, por policia në njoftimin zyrtar për pajisjet e grabitura thotë se janë vetëm 20 telefona. Vjedhje të tilla të ngjashme janë regjistruar në disa dyqane të kësaj zone. Në asnjë prej këtyre rasteve, policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY