VIDEO/ VIDEO/ Dosja “Habilaj”, Deputetja e PS Elona Gjebrea kapet me gazetarët:...

VIDEO/ VIDEO/ Dosja “Habilaj”, Deputetja e PS Elona Gjebrea kapet me gazetarët: “Nuk jeni prokurorë, mos vazhdoni lojën e kazanit

177
0
Shares

Informacionet e fundit të publikuara tregojnë se Prokuroria për Krimet e Rënda do të thërrasë për dëshmi edhe ish-zv.minisren e Brendshme, aktualisht deputete e PS-së, Elona Gjebrea. Lidhur me këtë çështje dhe raportin me Habilajt është pyetur Gjebrea paraditen e sotme pasi doli nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë, por para gazetarëve ajo është shfaqur e tensionuar. Ish-zëvendës ministrja e Brendshme si duket e kapur e papërgatitur, ka reaguar ashpër kundër gazetarëve, duke i thënë mosë të veprojnë si kazani dhe të ruajnë etikën. “Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni, të përdorni shpifjen. Ti moj vajzë nuk je prokurore që të më pyesësh mua kështu. Unë do shkoj në prokurori dhe do përgjigjem për çdo gjë. Jam fare e qetë. Nuk kam shkuar dhe jam e gatshme të shkoj në prokurori. Nuk më ka thirrur njeri akoma”, tha Gjebrea.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY