VIDEO & DETAJE/ Ja si dhe nga cila bankë janë vjedhur 863...

VIDEO & DETAJE/ Ja si dhe nga cila bankë janë vjedhur 863 mijë eurot e gjetura në makinën e Orest Sotës

411
0
Shares
Foto, Banka e vjedhur ne Prishtine

Dëshmi të reja vijnë pas gjetjes në makinën e Orest Sotës, të shumës prej 863 mijë eurove.
Këtë herë dëshmitë vijnë nga Kosova dhe denoncojnë se ato euro janë vjedhur në gushtin e këtij viti (videot më poshtë), në një bankë në Prishtinë.
Denoncimin e “ekspertit dixhital”, e bën publik ish-kryeministri Sali Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Eksperti dixhital i sigurise nga Kosova denoncon:
Parate e gjetura ne makinen e Orest Sotes jane te vjdhura ne nje banke!
Lexon mesazhin e tij. sb

“Doktor, Përshëndetje nga Kosova,
Me shqetësim jemi duke e përcjellur rastin Tahiri, i cili është duke e njollosur Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.
Unë jam një biznesmen i suksesshëm nga Kosova qe 40 vite, ndërsa 15 vitet e fundit jam duke u ofruar shërbime në industrinë e sigurimit (security).
Që nga fillimi i rastit Tahiri, jam duke ndjekur çdo lajm dhe opinion në mediat e Shqipërisë. Dhe, unë si njohës i sigurisë, kam ardhur deri tek konstatimi se ato para janë nga krimi për arsyet në vijim:
1. Deklarimi i familjës Sota dhe avokatit të tyre, se paratë janë nga kursimet, nuk duket i qëndrueshëm, sepse paratë e kursyera për disa vite kursehen në valuta 500Eur, 200Eur, apo 100Eur. Ndërsa, paratë e gjetura në xhipin e Sotës, shumica e tyre janë të valutave 20Eur dhe 50Eur.
2. Me çrast, këto para duket të jenë nga plaçkitja e Bankës ProCredit Bank në Prishtinë, më 10 Gusht, 2017 për arsyjet në vijim: Kriminelët në princip nuk qesin paratë e ndyta në treg para 3 deri në 6 muaj dhe denominimi i parave ka shumë ngjajshmëri me denominimin e parave të plaçkitura në rastin ProCredit Bank.
Andaj, në këtë rast, duket se kriminelët kanë gjetur Seksererët Sotën dhe Shoferin e familjes Tahiri, që me ato para të blihet Droga nga Sajmir Tahiri dhe kështu po bashkohen kriminelët me krimin e organizuar nga pushteti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY