VIDEO/ Basha paralajmëron megaskandalin e qeverisë: Ekspertët e opozitës kanë në dorë...

VIDEO/ Basha paralajmëron megaskandalin e qeverisë: Ekspertët e opozitës kanë në dorë dosjen, e zbuluan agjencitë partnere

130
0
Shares

Prej ditësh mjedisi politik në Shipëri zien prej skandaleve tashmë të bëra publike të qeverisë, që lidhen me dosjen “Habilaj-Tahiri-Sota” dhe atë të hartuar nga EULEX-I në Kosovë për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Por, në deklaratën e sotme për shtyp kreu i PD-së, Lulzim Basha paralajmëroi shpëthimin e një megaskandali, dosjen e të cilit po e shqyrtojnë ekspertët ligjorë të opozitës. “Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut”, tha Basha.

Në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar me deputetët për përgjegjësinë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për dekonspirimin dhe mbrojtjen politike të shefave të policisë, të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Xhafaj nuk e arreston ish drejtorin e Vlores, sepse vëllai i tij, trafikant ndërkombëtar kokaine, shëtit i lirë në Vlorë. Krimi nuk luftohet sa kohë kryeministër është Edi Rama, që ka për qëllim mbrojtjen e vetes, vëllait të tij, duke mbrojtur Tahirin, Dakon, Çakon, Sejdinin.

Publié par Lulzim Basha sur vendredi 24 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY