DENONCIMI/ Fatmir Xhafa dekonspiroi arrestimin e ish-zyrtarëve të policisë, Jueld Çela i...

DENONCIMI/ Fatmir Xhafa dekonspiroi arrestimin e ish-zyrtarëve të policisë, Jueld Çela i mbrojti për 4 vite vëllain

70
0
Shares

Menjëherë pas përfundimit të një takimi me disa deputetë të PD-së në kryesinë e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha dha një deklaratë për shtyp, ku u shpreh se dekonspirimi i aksionit të arrestimeve për 3 ish-zyrtarë të policisë është bërë nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. “Dekonspirimi i aksionit është bërë nga Fatmir Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin. Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që luajnë rol ne inkriminim e e Xhafës, Tahirit dhe Ramës vetë. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës nuk ndalohet se mbrojti vëllain e Xhafës, për të cilin ka urdhër për ndalim ndërkombëtar për trafik kokaine dhe bridhte i lirë në Vlorë. Me Ramën në krye të qeverisë nuk ka as vetting, as dekriminalizim të politikes. Arrestimi i Saimir Tahiri do të ishte hapi i parë për dekriminalizimin e politikës”, deklaroi Basha.

Në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar me deputetët për përgjegjësinë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt për dekonspirimin dhe mbrojtjen politike të shefave të policisë, të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Xhafaj nuk e arreston ish drejtorin e Vlores, sepse vëllai i tij, trafikant ndërkombëtar kokaine, shëtit i lirë në Vlorë. Krimi nuk luftohet sa kohë kryeministër është Edi Rama, që ka për qëllim mbrojtjen e vetes, vëllait të tij, duke mbrojtur Tahirin, Dakon, Çakon, Sejdinin.

Publié par Lulzim Basha sur vendredi 24 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY