Kokëdhima: OPDAT dhe EURALIUS mbështetin propozimin e ZGJIDHJA-s për zgjedhjen e kryeprokurorit

Kokëdhima: OPDAT dhe EURALIUS mbështetin propozimin e ZGJIDHJA-s për zgjedhjen e kryeprokurorit

61
0
Shares

OPDAT dhe EURALIUS u shprehën ditën e djeshme pro zgjedhjes së një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm deri në konstituimin e KLP-së, që është organi përgjegjës për të propozuar dhe zgjedhur këtë drejtues të lartë në sistemin e drejtësisë. Qëndrimin e misioneve të SHBA-së dhe BE-së që asistojnë Shqipërinë, e ka vlerësuar me anë të një postimi në Facebook edhe kreu i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima. Zgjedhja përmes shortit brenda trupës së prokurorëve, sipas Kokëdhimës, është ajo që ai propozoi më 8 nëntor, kur kërkoi që të mos zgjidhet një kryeprokuror i PS-së dhe PD-së, por ai të caktohet me short. “ZGJIDHJA propozon që kryeprokurori i ri i përkohshëm të zgjidhet me të vetmen mënyrë demokratike dhe asnjanëse që mund të ekzistojë në kushtet aktuale të Shqipërisë, nëpërmjet shortit. Të zgjidhet me short një nga prokurorët aktualë të Prokurorisë së Përgjithshme në postin e kryeprokurorit”, thuhet në postim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY