Vlorë, makinës së oficerit të policisë i vihet zjarri

Vlorë, makinës së oficerit të policisë i vihet zjarri

112
0
Shares

Rreth orës 3 pas mesante makina e një oficeri policie në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme, ndërsa automjeti tip Benz është në pronësi të Zihni Zenelaj. Policia bën me dije se mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme, aty ku duket se i është derdhur lëndë djegëse.
Informacion paraprak:
Më datë 21.11.2017, rreth orës 03:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej një telefonate se në lagjen “Pavarësia”, pranë palestrës se Mundjes, një mjet ka marrë flakë. Shërbimet policore dhe ai zjarrëfikës kanë shkuar menjëherë pran vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, prej nga të cilat mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimi dhe hetimi ka rezultuar se mjeti tip ”Benz”, është në pronësi të shtetasit Z.Z. (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorës). Dyshohet që zjarrëvënia të ketë qënë e qëllimshme pasi në pjesën e përparme tek motorri është konstatuar lëndë djegëse. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY