E rëndë në Durrës, grabitësit marrin paratë dhe lidhin me litar dy...

E rëndë në Durrës, grabitësit marrin paratë dhe lidhin me litar dy pleq

93
0
Shares

Dita e sotme në qytettin bregdetar të Durrësit ka nisur me një grabitje. Policia bën me dije se tre persona të maskuar dhe të paidentifikuar ende, kanë hyrë në një banesë në fshatin Shkallnur rreth orës 3 të mëngjesit për të grabitur. Para se të merrnin me vete shumë prejn 1 milion lekë të vjetra, ata kanë dhunuar dhe kanë lidhur me litar dy bashkëshortët e moshuar M.E., 77 vjeç dhe SH.E., 69 vjeçe. Ndërkohë që më vonë janë larguar pa mbërritur policia e cila ka shoqëruar disa persona. Dy të moshuarit në gjendje aspak të mirë shëndetësore dhe psikologjike kanë përfunduar në spital. 77-vjeçari është ende nën kujdesin e mjekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY