EMRAT/ Laç, sherr mes dy baxhanakëve, qëllohet me armë zjarri – Policia...

EMRAT/ Laç, sherr mes dy baxhanakëve, qëllohet me armë zjarri – Policia blindon qytetin

222
0
Shares

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Laçit. Sipas informacioneve paraprake, mbrëmjen e sotme Preng Kola, 39 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Kurbin se ka pasur një konflikt me baxhanakun e tij, Zef lleshi, 33 vjeç, para makinave të tyre në Laç.
Më pas shtetasi Preng Kola është larguar për në shtëpi dhe tek hyrja e pallatit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri ku pretendon dhe dyshohet se Zef Lleshi ka gjuajtur në ajër.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë .
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje për hetime të mëtejshme të sqarimit të rrethanave të ngjarjes.
Vazhdon puna për kapjen e Zef Lleshit për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY