Gjykata vendos sot për Orest Sotën, mbrojtja kërkon lehtësim të masës së...

Gjykata vendos sot për Orest Sotën, mbrojtja kërkon lehtësim të masës së sigurisë

103
0
Shares
Orest Sota

Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë sot për fatin e Orest Sotës. Prokurorët kanë kërkuar vendosjen e masës arrest me burg për biznesmenin 25 vjeçar Orest Sota, të cilit në makinë iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta për drejtimin e mjeteve lundruese, që i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Ndërkohë Orest Sota ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë me detyrim paraqitje. Biznesmeni Orest Sota nuk i ka ndaluar patrullës së parë dhe është arrestuar afër te “Kurum”, madje me pretendimin se do të shlyente disa fatura të papaguara është mbrojtur edhe sot në gjykatë. Kur biznesmeni ka dalë për masë sigurie, mbrojtja ka deklaruar: Paratë janë të Lefter Sotës. Kishte folur me pronarin turk dhe administratorin për një sasi hekuri dhe paratë do ti linte si garanci. Më tej, mbrojtja ka theksuar se sipas bisedave në ëhatsapp ishte dhënë OK për këtë gjë. Avokati i Sotës ka paraqitur edhe bisedat e zhvilluara me përfaqësuesit turq, ndërsa për paratë është shprehur se ato janë përfituar nga aksionet e shitura në një bankë, 1.3 milionë euro dhe i ka mbajtur në shtëpi. Gjykatësit janë tërhequr për të marrë vendimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY