FOTO/ Bie dëbora e parë për 2017, zbardhen disa zona të Shqipërisë

FOTO/ Bie dëbora e parë për 2017, zbardhen disa zona të Shqipërisë

199
0
Shares

Bora ka zbardhur mëngjesin e sotëm disa zona të Shqipërisë. Tuneli i Rrugës së Kombit në Kukës është mbuluar nga reshjet e para të dëborës dhe për momentin rruga është e kalueshme nga automjetet. Po ashtu edhe qyteti i Korçës me rrethinat përreth janë zgjuar të zbardhura nga dëbora. Temperaturat në Korçë kanë shënuar nën zero dhe niveli i borës në qytet arriti 5 cm, kurse në fshatra të thella deri në 30 cm. Në disa akse rrugore ka patur probleme me qarkullimin për shkak të borës, mes tyre Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë. Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Kukësit, Tropojës dhe në gjithë zonat malore.
Probleme në qarkullimin e mjeteve kanë akset:
Korçë-Qafë Thanë
Korçë-Ersekë
Korçë-Kapshticë
Korçë-Prespë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY