FOTO/ Dezertimi i komandove në Londër që u fsheh nga Ministria e...

FOTO/ Dezertimi i komandove në Londër që u fsheh nga Ministria e Mbrojtjes, ja emrat e të arratisurve

153
0
Shares

Katër ushtarë Komando të Shqipërisë që ndodheshin për një trajnim në Londër, rezulton të mos jenë kthyer në vendin e shërbimit siç duhej të bënin duke ngritur alarmin tek autoritetet lokale. Dyshimet janë që ata të jenë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe, ndërkohë që prej kohësh duhej të ishin kthyer në atdhe. Katër komandot që dezertuan nga trajtimi ushtarak që po kryenin në Angli janë Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi. Ngjarja ka ndodhur në fund të tetorit, por ajo është mbajtur e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes. Policia britanike është vënë menjëherë në kërkim të tyre, por deri më tani nuk kanë patur rezultat. Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin këtë institucion dhe cënon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s, pasi tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të. Prokuroria shqiptare ka nisur një hetim, ndërkohë që për këtë ngjarje reagoi dhe Ministria e Mbrojtjes. “4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatese”, thuhet në këtë reagim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY