Vrasja e Gazmend Çollakut, Gjyakata kërkon burg përjetë për Denis Shtrazën

Vrasja e Gazmend Çollakut, Gjyakata kërkon burg përjetë për Denis Shtrazën

64
0
Shares
Autori, Denis Shtraza

Denis Shtraza, vrasësi i dyshuar i Gazmend Çollakut në Durrës duket se do të marrë burgimin më të rëndë që lejon ligji, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot vendosjen e masës burgim i përjetshëm dhe mbylljen e tij në burgun e sigurisë së lartë. Sipas prokurorisë nën akuzë për eliminimin e Çollakut janë Denis Shtraza dhe ish-oficeri i policisë, Endri Dalipaj. Organi i akuzës bën me dije se, të dy këta persona të veshur me uniforma policie, pasi kanë rrëmbyer Gazmend Çollakun, e kanë torturuar këtë të fundit duke i shkaktuar vdekjen. Mbrëmjen e 6 janarit 2016, katër persona të veshur me uniforma policie marrin peng Gazmend Çollakun në qendër të qytetit të Durrësit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Vollgës”, në ambientet e jashtme të një lokali, rreth orës 19.30 minuta. Çollaku sapo kishte zbritur nga makina e tij, ndërkohë që të dyshuarit e kanë rrëmbyer dhe përmes dhunës e kanë futur në automjetin e tyre dhe janë larguar me shpejtësi. Një ditë më pas, mëngjesin e 7 janarit 2016, Gazmend Çollaku është gjetur në fshatin Murqin, Krujë, në rrugë, me gjymtyrë të lidhura me fasheta, i vrarë me armë zjarri. Në lidhje me këtë ngjarje, policia arrestoi Denis Shtrazën dhe shpalli në kërkim Endri Dalipajn, ish-shef i antikrimit ekonomik të Tiranës, i cili u vra në 2017-ën në atentat. Denis Shtraza, i njohur si person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, dyshohet të jetë dhe anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës. Në vitin 2009, Shtraza qe ekstraduar nga Gjermania si autor i dyshuar i dy plagosjeve të rënda, nga gjykimi i të cilave u shpall fajtor, por doli me dënime të lehta që konsistonin në gjobë dhe 4 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY