Tragjedia në Mirditë, me një plumb në gjoks e la të vdekur...

Tragjedia në Mirditë, me një plumb në gjoks e la të vdekur vëllain 12 vjeçar, ja detajet

177
0
Shares

Një fëmijë 12 vjeçar mbeti i vdekur në një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Petoq të Mirditës, pasi u qëllua me armë zjarri. Përmasat e ngjarjes janë akoma më tragjike, pasi autori i shkrehjes së armës është pikërisht vëllai i tij 15 vjeçar. Dy vëllezërit kishin shkuar për të ruajtur bagëtitë në mal dhe gjatë kësaj kohe po luanin me një armë. E.T. 15 vjeç, nga pakujdesia ka bërë shkrehje të pavullnetshme të armës duke lënë të vdekur vëllain e tij të vogël, D.T., 12 vjeç. Mësohet se ka qenë një plumb në gjoks që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme të riut 12­ vjeçar. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore, ndërkohë arma e zjarrit automatik, si dhe dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë shoqërimin e babait të dy të miturve, si dhe vetë 15- vjeçarit lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë: “Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan, Mirditë, dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal. Dyshohet se, duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij, shtetasin D.T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore. Arma e zjarrit automatik, si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga Policia. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY