PRAPASKENA/ Arratisja e mundshme e gjyqtarit Shkëlqim Miri shtyu prokurorinë drejt prangosjes...

PRAPASKENA/ Arratisja e mundshme e gjyqtarit Shkëlqim Miri shtyu prokurorinë drejt prangosjes së tij

91
0
Shares

Arrestimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri pa pritur caktimin e masës së sigurisë nga gjykata është bërë për shkak se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se ai mund të largohej jashtë vendit. Kjo për shkak se dy ditë para arrestimit të tij, kushëriri i tij, Kujtim Miri, ishte thirrur në prokurori. Edhe se nuk ishte marrë në pyetje, duke ia shtyrë për një moment tjetër, Kujtim Miri dyshohet se e ka informuar gjyqtarin për këtë fakt. Më 7 nëntor 2017 është thirrur për të dhënë shpjegime në Prokurorinë për Krimet e Rënda Kujtim Miri. Pasi ka lënë ambientet e Prokurorisë, ai ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Por në të njëjtën ditë, sipas Prokurorisë, ai ka takuar gjyqtarin Shkëlqim Miri. “Fillimisht, sipas vëzhgimit që i është bërë, Kujtim Miri ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite, në orën 19:40, po më datë 7 nëntor 2017. Ulet në një barkafe në rrugën ‘Islam Alla’, ku është dhe shtëpia e gjyqtarit, dhe aty takohet me këtë të fundit. Kujtim Miri, mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx, si dhe Shkëlqim Miri, mbajtës i telefonit 0692069xxx, janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 maj 2017, si dhe në datat 4, 5, dhe 8 qershor 2017, që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në Apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017″, thuhet në dosjen e Prokurorisë. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY