Edi Rama “lan duart” me skandalin e radhës të ish-ministrit të tij:...

Edi Rama “lan duart” me skandalin e radhës të ish-ministrit të tij: Nuk jam avokati i Saimir Tahirit

121
0
Shares

Kryeministri Edi Rama “i lodhur” nga skandalet që po pasojnë ish-ministrin e tij “më të suksesshëm”, ka vendosur “ti lajë duart”, një herë e mirë me Saimir Tahirin.
I ftuar në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në TV “News 24”, u shpreh “i habitur” pse duhet të fliste për skandalin e fundit të ish-ministrit të tij, pasi sipas Ramës nuk i takon atij, PS, apo Qeverisë, të flasin për Saimir Tahirin, se nuk ishin ata avokatët të Saimir Tahirit.
“Për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht Prokurorisë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent në atë që kam bërë gjithmonë, dhe që kam thënë që në ditën e parë, që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij. Unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria nuk është avokat i tij, dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës sipas meje që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë”, tha kryeministri Rama. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY