VIDEO/ Noka dhe Felaj përplasen ashpër tek Komisioni i Sigurisë, ja debati

VIDEO/ Noka dhe Felaj përplasen ashpër tek Komisioni i Sigurisë, ja debati

156
0
Shares

Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë në Kuvend është përfshirë nga një debat i ashpër midis kryetares Ermonela Felaj dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Motivi i shpërthimit të debatit është bërë mënyra se si Felaj drejton punimet e komisionit. Kjo mënyrë ka hasur kundështimin e Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së. Sipas Nokës, deputetja Felaj po i trajton deputetët si nxënës të klasës së 5-të.

Debati Felaj-Noka:
Felaj: Nuk ke të drejtë të fyesh asnjë anëtarë të komisionit, përfshirë edhe mua
Noka: Në rast se s’kupton dil e mëso
Felaj: Do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit të të përjashtojë
Noka: Drejtohu kujt të duash, edhe kryeministrit po deshe, ose mëso si drejtohet ose dil përjashta
Felaj: Dakord? Me fyerjet po fyen inteligjencën e të gjithëve, mediat edhe publikun
Noka: Deputetet po trajtohen si nxënës të klasës së 5. Merren dhe çohen nëpër institucione. Mos u poshtëroni në këtë mënyrë. Është e turpshme ti trajtosh deputetët si nxënës. Mëso të drejtosh ose ik fare.
Felaj: Shumë mirë qe ike, dhe kur ikën e do mikrofonin ndezur.

blob:http://www.dailymotion.com/58f4b061-37a2-470d-a4ab-4eea01e330bb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY