VIDEO/ Romë, policia zbulon 32 kg kokainë dhe arreston 2 shqiptarë në...

VIDEO/ Romë, policia zbulon 32 kg kokainë dhe arreston 2 shqiptarë në garazhin misterioz

145
0
Shares

Një operacion i agjentëve të Ndërhyrjes së Shpejtë në Romë, pasditen e së martës në zonën e Ponte di Nona, ka çuar në arrestimin e dy shqiptarëve me inciiale M.A, 50 vjeç dhe V.A, 37 vjeç që po transportonin një sasi droge, 32 kg kokainë futur në bagazhin e një makine. Agjentët e Ndërhyrjes së Shpejtë për krimet e të huajve e vëzhgonin prejk kohësh, garazhin ku dy shqiptarët magazinonin drogën. Hetuesit në fakt kishin verejtur një sjellje të çuditshme dhe të pazakontë të makineve e njerëzve pranë këtij garazhi të vendosur brenda një kompleksi. Në momentin e operacionit, dy shqiptarët janë kapur në befasi, janë bllokuar dhe nuk kanë mundur të largohen. Në bagazh, kokaina ishte ndarë në mënyrë të barabartë në pako dhe ishte mbështjellë mirë me celofan në mënyrë që të mos përshkohej nga uji. Brenda makinës, në të djathtë të shoferit, shqiptarët kishin krijuar një ndarje të fshehtë që hapej me anë të një mekanizmi të ndërtuar posaçërisht. aty, pas kontrollit të garazhit dhe të gjitha makinave që përdornin shqiptarët, makina të mëdha, agjentët e policisë kanë sekuestruar paratë e gjetura në ndarjen sekrete, rreth 40 mijë euro si dhe një pistoletë të vogël që rezultoi e vjedhur në Romë dy vjet më parë. Dy shqiptarët M.A. dhe V.A. janë dërguar në kuesturë dhe janë vënë në dispozicion të drejtësisë. Lënda narkotike që iu kap atyre në tregun lokal do të vlente disa milionë euro. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdhenj të kokainës në Romë kohët e fundit, e lidhur kjo me një organizatë kriminale për të cilën janë duke u thelluar hetimet. /Syri.net/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY