Nishani: Visho Ajazi u dorëhoq pas shantazheve nga mazhoranca

Nishani: Visho Ajazi u dorëhoq pas shantazheve nga mazhoranca

113
0
Shares

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se ndaj Visho Ajazit janë bërë shpesh presione dhe shantazhe politike që vinin nga parlamenti, nga mazhoranca.
Sipas Nishanit, ky shantazh dhe presion ushtrohej nëpërmjet përhapjes së informacioneve të pavërteta.
Ish-Presidenti shprehet se, sidoqoftë, dorëheqja e Ajazit nga drejtimi i SHISH ishte një akt personal, që nuk lidhej me këto presione.
“Unë ruaj vlerësimet e mia ndaj zotit Ajazi, gjakftohtësisë kurajës pavarësisht shantazheve politike, por në fund të fundit dorëheqja është një akt personal.
Kam pasur disa akte publike të sulmit politik që vinin nga parlamenti nga mazhoranca, për ta larguar nga shërbimi duke përhapur të pavërteta ‘fake informacione’. Kjo bëhej gjithmonë në formë presioni që të largohej kryetari i SHISH. Kam parë në disa raste vlerësime shumë të mëdha edhe për vetë zotin Ajazi nga partnerët tanë.
Për mua ishte e papritur. Sepse unë mendoja që SHISH të vazhdonte punën e konsoliduar”, u shpreh Nishani në emisionin “Fakt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY