Elbasan, përplasen dy makina te tuneli, plagosen tre persona

Elbasan, përplasen dy makina te tuneli, plagosen tre persona

282
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan ditën e sotme. Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volksvagen” dhe “Ford”.
Si pasojë janë plagosur 3 persona, të cilët u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë
Më datë 10. 11. 2017 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan në dalje të tunelit shtetasi B. P., 57 vjeç banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa TR 8025 R, është përplasur me mjetin “Ford” me targa AA 863 IV, drejtuar nga shtetasi F. Xh., 28 vjeç banues në Elbasan.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I. B., 57 vjeç banues në Elbasan i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Ford”, drejtuesi i mjetit “Volkswagen” dhe pasagjeri, shtetasi G. H., 33 vjeç banues në Tiranë.
Të tre shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY