“Lumë” shpenzimesh për luksin e ministrave – Ahmetaj i jep “thelën” më...

“Lumë” shpenzimesh për luksin e ministrave – Ahmetaj i jep “thelën” më të madhe Ramës, nuk mbetet pas as vetë

289
0
Shares

Projekti buxheti i vitit 2018, ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh vetëm për rikonstruksionin e godinave të ministrive, blerje makinash dhe pajisje për zyra. Në projektbuxhetin për vitin 2018 tregojnë se kryeministria ka fondin më të lartë prej 224 milionë lekësh i cili parashikohet për blerje të pajisjeve elektronike dhe rikonstruksion të godinës.
Më pas renditet ministria e Ekonomisë dhe financave për të cilën parashikohet një fond prej 218 milion lekësh vetëm për blerje të pajisjeve elektronike dhe sistemeve elektronike.
Ndërkohë për Ministrinë e Drejtësisë është parashikuar që të shpenzohen 125.5 milion lekë ku pjesa më e madhe parashikohet për rikonstruksion të godinës dhe krijimin e një sistemi elektronik për arkivin gjyqësor.
Gjatë vitit të ardhshëm qeveria ka parashikuar në projektbuxhet edhe një fond për rikonstruksionin e ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme.
Fondet për blerje automjetesh janë më të vogla dhe Kuvendi është institucioni për të cilin parashikohet fondi më i madh prej 6 milion lekësh e ndjekur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 3 milionë.
Sipas treguesve të shpenzimeve gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë një rikonstruksion të shumë godinave të ministrive por edhe informatizimi i tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY