EMRI & FOTO/ Ky eshte i riu që u plagos sonte në...

EMRI & FOTO/ Ky eshte i riu që u plagos sonte në Shkodër

263
0
Shares

Është vetëm 20 vjec por sonte është qëlluar me plumba. Hermes Beqiri po qëndronte në një lokal kur është sulmuar ndërkohë që tani ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi në orën 19.20 në vendin e quajtur “Ish Zoteknika”, njoftoi policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi Hermes Beqiri 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.11.2017, rreth orës 19.20, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lagjen Guerrile Shkodër, vendi “Ish Zoteknika”, ka të shtëna me armë zjarri

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet e para ka rezultura se në një lokal, është plagosur me armë zjarri shtetasi H. B. 20 vjeç, banues në Shkodër, nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasi i lartëpërmendur ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po behët krehja e zonës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e deshmitarit në D. V. P. Shkodër

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person, standing and indoor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY