ZBULIMI I RI/‘Zbrazëti e madhe’ në piramidën e Keopsit në Egjipt

ZBULIMI I RI/‘Zbrazëti e madhe’ në piramidën e Keopsit në Egjipt

903
0
Shares

Një zbrazëti gjigante është zbuluar brenda piramidës së Keopsit në Egjipt, duke sjellë kështu një tjetër mister rreth tyre. Nuk dihet se pse ekziston zgavra ose nëse mban ndonjë gjë me vlerë sepse nuk është ende e qartë.

Shkencëtarët japonezë dhe francezë e bënë këtë njoftim pas dy vjet studimesh në kompleksin e famshëm të piramidës. Ata kanë përdorur një teknikë të njohur si muografi, e cila mund të ndiejë ndryshimet e densitetit brenda strukturave të mëdha të shkëmbinjve.

Piramida e Keopsit u ndërtua gjatë sundimit të Faraonit Khufu midis viteve 2509 dhe 2483 para Krishtit. Në 140 metra lartësi, ajo është më e madhe nga piramidat egjiptiane të vendosura në Giza në periferi të Kajros.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY